Shala reagon: Garoni në mënyrë sportive e jo politike

Futboll

Shala reagon: Garoni në mënyrë sportive e jo politike

Nga: K.G. Më: 9 mars 2022 Në ora: 12:08
Shala reagon: Garoni në mënyrë sportive e jo politike

Ish futbollisti Avni Shala ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit në futbollin e Kosovës. Ai ka thënë se duhet të garoni në mënyrë sportive dhe jo politike.

Shala kujton edhe periudhën e sakrificës duke postuar disa foto. 

"Mundin e këtyre burrave edhe të kësaj gjeneratë mendtë  ju dalshin se nuk do te mundi ta mposhtni kurrë.

Image

Agim Ademi në të majtë, i dnjeri Fehmi Agani në mes dhe i ndjeri Xhemajl Mustafa në të djathtë

Po ju rikujtoj që edhe okupatori ma i poshtri në Evropë që u kanë s’ka mund me shuar këtë gjeneratë, nuk do të  mundi as ju.

Në mesin e kësaj gjeneratë ka pas donator, punëtor  sportiv, trajner, refer, futbollist, që edhe në luftën për liri të Kosovës kanë dhënë shumë, e mesin e tyre kemi edhe shumë dëshmorë të kombit

Andaj, hapni sytë e mos i shuani edhe shumë gjenerata që janë shuar për shkak të okupatorit e të mos e gëzojnë nivelin europian, e sot kur jemi aty me analistë politik ta shuani edhe ëndrrën e shumë gjeneratave.

Na kemi sy, kemi vesh, na gjenerata e sakrificës.

Garoni në mënyrë sportive e jo politike.

Le të fitoj më i miri që gëzon mbështetjen e komunitetit sportiv e jo politik.

Kemi dhënë shumë që ta gëzojmë këtë ditë”, ka shkruar Shala në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat