Klopp çudit

Futboll

Klopp çudit

Më: 9 mars 2022 Në ora: 11:06
Klopp çudit

Liverpuli ka humbur me shifrat 0-1 ndaj Interit por arriti që të kalonte më tej në Champions League falë fitores së parë.

Pas ndeshjes, Jurgen Klop është shprehur se arti i  futbollit është që të kuptosh momentin kur duhet të humbësh. Pra nga dy ndeshjet kundër Interit, kurrsesi nuk duhej humbur përballja e parë.

Gjithmonë kurioziteti të shtyn për të kuptuar se në çfarë vendi do të ishte Interi nëse do të luante në Premier League dhe e kundërta. Por Klop pasi ka thënë fjalë shumë të mira për kundërshtarët, ka habitur pak me ngjasimin e tij:

Interi është ekip futbolli i nivelit të lartë. Por ata luajtën pak si Leeds i Bielsa-s, me më shumë cilësi”, tha Klop, teksa Leeds kërkon që të mbijetojë këtë sezon në Premier League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat