Mbrohet mirë

Futboll

Mbrohet mirë

Më: 8 mars 2022 Në ora: 13:26
Fabio Capello

Fabio Capello u intervistua nga “Gazzetta dello Sport” për të folur mbi punën që po bën Stefano Pioli te kuqezinjtë kryesues të Serie A për momentin: “Ai di t’i studiojë ndeshjet dhe t’i godasë kundërshtarët. Kështu stërvitet gjatë javës. Tani që Milani është në krye, ai sheh frytet e punës së tij.

Mbrohet mirë, vertikalizohet, është mirë me skuadrat e mëdha. E rëndësishme në futbollin e sotëm është të kërkoni gjëra të reja dhe të mos luani në të njëjtën mënyrë. Leao? Është top-lojtar, tani më pak egoist. Një bravo e madhe edhe për Kalulu!”

E pamë ndaj Napolit, kur mesfusha dinamike kuqezi, me Kessie, fitoi ndaj mesfushës teknike napolitane. Siç raportohet nga “Corriere dello Sport”, Pioli e kishte provuar këtë formacion për herë të parë kundër Empolit dhe, pas një sërë testesh inkurajuese, trajneri kuqezi vendosi ta propozonte sërish në stadiumin “Maradona”, por duke luajtur me dy gjysmë krahu dhe një më të tërhequr.

Në këtë kuadër, roli i liderit të mesfushës mes Bennacer, Kessie dhe Tonalit i shkoi këtij të fundit. Më i riu nga të tre, që bashkë me Barella është mesfushori më i talentuar italian. Ndryshe nga Interi, për shembull, Milani nuk ka një “regjisor” të pastër në mesfushë dhe është ky variacion i vazhdueshëm që nuk iu referohet kundërshtarëve.

Kundër Napolit, për shembull, Tonali dhe Bennacer kryesisht alternoheshin, me ndërkombëtarin algjerian që bëri ndoshta një nga paraqitjet e tij më të mira që kur ka veshur fanellën e kuqezinjve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat