Kaos në Gjermani, dalin pamje të sulmit fizik

Futboll

Kaos në Gjermani, dalin pamje të sulmit fizik

Më: 8 mars 2022 Në ora: 13:08
Kaos në Gjermani, dalin pamje të sulmit fizik

Pamjet e fundit të zbuluara në rrjetet sociale e shfaqin dhunën e pësuar nga tifozët e Borussia Monchengladbachut nga sigurimi i stadiumit në Stuttgart. Nga ky incident pati të lënduar, ndërsa klubet kërkojnë që të gjenden përgjegjësit.

Ndeshja ndërmjet Stuttgartit dhe Borussia Monchengladbach, e zhvilluar fundjavën që shkoi, po vazhdon të diskutohet.

Jo për shkak të përmbysjes së jashtëzakonshme të vendësve, të cilët ishin duke humbur 0:2 dhe në fund fituan 3:2.

Por, për atë që ndodhi pas përfundimit të ndeshjes.

Sigurimi i stadiumit në Stuttgart duke i sulmuar fizikisht tifozët mysafirë të Monchengladbachut.

Disa prej tyre thuhet se kanë pësuar lëndime, pak a shumë të rënda.

Të dyja klubet më pas kanë dalë me komunikatë duke e dënuar sulmin e ndodhur të shtunën mbrëma.

Stuttgarti ka thënë se distancionet nga dhuna, ndërsa shton se është filmuar gjithçka, që nga fillimi i incidentit e deri në mbylljen e tij.

E Borussia Monchengladbachu e ka dënuar rëndë sulmin ndaj tifozëve të tij dhe kërkon sqarim për çdo detaj.

Ndërkohë, po punohet që të gjenden fajtorët dhe të dalin para drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat