Presion Argjentinës

Futboll

Presion Argjentinës

Më: 6 mars 2022 Në ora: 19:47
Presion Argjentinës

Lautaro Martinez është kthyer përsëri në “El Toro””.

Sinjali ndaj Salernitanës ishte i qartë me 3 gola të shënuar e një lojë sulmuese të jashtëzakonshme që kujtonte atë të ditëve më të mira të sezonit të kaluar.

Një lajm shumë i mirë për Simone Inzagin, por edhe një shqetësim tashmë për Interin, që dëshiron që ai të ruajë me çdo kusht këtë formë të mirë.

Shqetësimi i madh është se pauza për ndeshjet e kombëtareve në fund të muajit, mund të ndikojnë në paraqitjen e sulmuesit argjentinas. Lautaro Martinez tashmë është kthyer në një nga emrat e preferuar të trajnerit Skaloni dhe ai e grumbullon dhe aktivizon vazhdimisht. Por Interi ka nisur kontaktet me federatën argjentinase në mënyrë që ta bindë që të lërë lojtarin të stërvitet në klub gjatë marsit.

Argjentina është me një vend të garantuar në Botëror dhe për këtë arsye, Interi ka besim se mund të evitojë praninë e Martinez në duelet kundër Venezuelës dhe Ekuadorit, që ta ketë në formë sa më të mirë dhe sa më të freskët për pjesën e fundit të këtij edicioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat