Nuhiu: Skuadra kundërshtare atë që krijoi edhe e shfrytëzoi.

Futboll

Nuhiu: Skuadra kundërshtare atë që krijoi edhe e shfrytëzoi.

Më: 6 mars 2022 Në ora: 15:32
Nuhiu: Skuadra kundërshtare atë që krijoi edhe e shfrytëzoi.

Drenica e ka shkaktuar befasinë e javës së 22-të në Superligën e Kosovës në futboll, duke e mposhtur Dritën, njërën nga pretendetet për titull të kampionit.

Pas humbjes nga Drenica, për ART Sport ka folur trajneri Nuhiu, i cili tha se e merr përsipër humbjen.

“Edhe pse ishte fushë e vështirë, nuk e justifikoj, sepse ishte e njëjtë për të dyja ekipet.

Skuadra kundërshtare atë që krijoi edhe e shfrytëzoi. Sot ishte maksimumi, atë që krijuam ndoshta nuk i realizuam sikurse kundërshtari. Nuk diskutohet që na penalizon, por ne nuk do të dorëzohemi. I marr të gjitha përgjegjësitë për këtë disfatë.

Kemi 3-4 ditë për t’u përgatitur për ndeshjen e radhës. Është ndeshje derbi dhe është mirë për shkak se ekipi gjen motivin për t’iu qasur më mirë ndeshjes. U kërkoj ndjesë shikuesve të cilët i falënderoj për mbështetje.

Presim që t’i gëzojmë në ndeshjet e radhës”, ka thënë Nuhiu. Drita është në vendin e tretë me 31 pikë, ndërsa Drenica në pozitën e pestë me 31 pikë – tha Nuhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat