Uzuni mbetet pa trajner, Granada shkarkon Morenon

Futboll

Uzuni mbetet pa trajner, Granada shkarkon Morenon

Më: 6 mars 2022 Në ora: 14:52
Uzuni mbetet pa trajner, Granada shkarkon Morenon

Humbja kundër Valencias i ka kushtuar trajneri Robert Moreno. Granada, ku luan edhe Myrto Uzuni, ka vendosur ta shkarkojë trajnerin që ishte në krye të skuadrës që prej verës së vitit 2021.

“Klubi ka vendosur të shkëputet nga trajneri i ekipit të parë.

Granada FC dëshiron të falënderojë Roberto Moreno për punën dhe përkushtimin e tij gjatë kësaj periudhe dhe i urojmë fat në të ardhmen”, shkruhet në komunikatën e Granada, që po lufton për të siguruar qëndrimin në LaLiga.

Ruben Toresila do të marrë për momentin drejtimin e skuadrës. Ai është trajneri i të rinjve të Granada.

Sa i takon Moreno, ai në të shkuarën ka qenë trajneri i Spanjës për disa muaj dhe i Monaco gjysmë sezoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat