Barcelona ka kthyer sytë nga prapavija

Futboll

Barcelona ka kthyer sytë nga prapavija

Më: 5 mars 2022 Në ora: 14:28
Barcelona ka kthyer sytë nga prapavija

Pasi shpenzoi jo pak për të përforcuar sulmin në merkaton e janarit, Barcelona ka kthyer sytë nga prapavija dhe për shkak të situatës ekonomike, vëmendja është përqendruar te futbollistët të cilëve u përfundon kontrata.

Një prej tyre është qendërmbrojtësi danez i Chelsea-t, Andreas Christensen, që ka kontratë deri në fund të sezonit me londinezët dhe ka refuzuar të gjithë ofertat për të zgjatur bashkëpunimin.

Klubi katalan duket se ka fituar garën mes shumë skuadrave për shërbimet e 26-vjeçarit, pasi sipas mediave spanjolle, Christensen ka zgjedhur pikërisht Barcelonën për të vijuar karrierën dhe të hënën ka kryer edhe vizitat mjekësore.

Duke qenë në muajt e fundit të kontratës, danezi ka mundësinë të firmosë para-kontratë dhe duket se e ka bërë këtë pikërisht me Barcelonën, teksa tashmë do të presë fundin e sezonit për t’u vënë nën urdhrat e Xavit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat