Martinelli: Dua të qëndroj në Arsenal

Futboll

Martinelli: Dua të qëndroj në Arsenal

Më: 5 mars 2022 Në ora: 13:09
Martinelli: Dua të qëndroj në Arsenal

Anësori, Gabriel Martinelli tha se do të dëshironte të qëndrojë gjithë jetën me Arsenalin.

Martinelli është njëri nga disa yjet e rinj që sjellin një brez të ri në Arsenal përkrah lojtarëve si Bukayo Saka dhe Emile Smith Rowe.

Në një intervistë për “ESPN Brazil”, ai tha se do të dëshironte të kalonte "tërë jetën" e tij me “Tropçinjtë”.

“Ne kemi një grup të ri, kemi shumë kohë përpara nesh, lojtarë me shumë cilësi, mendoj se do të arrijmë gjëra të mëdha”, tha Martinelli për ESPN Brazil.

“Fokusi ynë është Liga e Kampionëve. Të luftojmë për katër më të mirat. Një klub si Arsenali duhet të jetë në Ligën e Kampionëve. Është fokusi ynë total.

“Ne gjithmonë duam më shumë. Sigurisht, Arsenali është një ekip gjigant. Nëse mundem, do të qëndroj këtu gjithë jetën. Unë dua të pushtoj gjërat, siç thashë, dua të qëndroj këtu dhe të fitoj tituj, me këta tifozë të mrekullueshëm, bashkëlojtarët e mi”, përfundoi braziliani.

Anësori 20-vjeçar iu bashkua “Topçinjve në vitin 2019”, nga Ituano në Brazil.

Martinelli ka shënuar 16 gola në 71 ndeshje në karrierë për Arsenalin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat