Liga e Francës nuk do të shfaqet në territorin e Rusisë

Futboll

Liga e Francës nuk do të shfaqet në territorin e Rusisë

Më: 5 mars 2022 Në ora: 13:01
Liga e Francës nuk do të shfaqet në territorin e Rusisë

Pas sanksioneve nga FIFA dhe UEFA, tjetër sanksion i ri ndaj Rusisë vjen nga Liga e Parë e Futbollit në Francë. Konkretisht, ndeshjet nga elita franceze, e cila është një nga pesë ligat më të forta në Evropë, nuk do të shfaqen në territorin e Rusisë.

“Liga 1, ka vendosur të ndërpret kontratën për transmetimin e ndeshjeve nga kampionati francez në Rusi në platformën e Match TV”, thuhet në deklaratën e drejtuesve të futbollit në Francë.

Me këtë ndalesë, tifozët e futbollit rus nuk do të mund të shohin Lionel Mesin, Kilian Mbape, Nejmarin dhe yjet e tjerë të ligës më të fortë franceze.

Nga ana tjetër kinezët nuk do të mund të ndjekin ndeshjet nga Premierliga ruse, në fundjavën e ardhshme. Mirëpo ky nuk është vendim i Rusisë, por i Kinës, në formë proteste ndaj Rusisë, për sulmin ndaj Ukrainës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat