Kampionati i femrave futet në zonën e nxehtë, njihuni me sfidat e javës së 14-të

Futboll

Kampionati i femrave futet në zonën e nxehtë, njihuni me sfidat e javës së 14-të

Më: 4 mars 2022 Në ora: 13:25
Kampionati i femrave futet në zonën e nxehtë, njihuni me sfidat e javës së 14-të

Kampionati i futbollit të femrave ka hyrë tashmë në zonën e nxehtë, ku edhe pak javë kanë mbetur për të përcaktuar kampionen e këtij sezoni. Java e 14-të do të luhet këtë fundjavë, teksa sfida hapëse e kësaj jave do të jetë Tirana AS – Atletik Club. Shkodranet vijnë më të favorizuara në këtë ndeshje, pavarësisht se është në transfertë, teksa kryeqytetaset kanë marrë 4 pikë përgjatë gjithë këtij sezoni. Sfida do të nisë në ora 11:00 dhe do të luhet në Kamëz.

Sakaq, në Korçë do të zhvillohet një tjetër ndeshje interesante, Skënderbeu – Kinostudio, me juglindoret që vijnë pas një disfate të thellë ndaj Apolonisë dhe do të tentojnë të tregojnë një tjetër fytyrë. Ndeshja nis në ora 12:00 në Korçë.

Ndërkaq, në Kamëz do të luhet një tjetër sfidë, Partizani – Lushnja, në ora 13:00. Myzeqaret do të përballen në këtë javë me një tjetër ekip kryeqytetas, teksa javën e kaluar u mundën me shifrat e thella 0-7 nga Tirana. Lushnja gjendet në vendin e fundit në kampionat, ndërsa Partizani do të kërkojë vetëm tre pikët për të forcuar pozitat e vendit të katërt.

Nga ana tjetër, Tirana pret në ora 12:00 në “Skënder Halili” skuadrën e Teutës. Duket një ndeshje e lehtë për vajzat bardheblu në letër, që kanë bërë mjaft mirë përgjatë këtij sezoni futbollistik, duke mos u lëkundur asnjëherë nga pozitat e “Top 3”. Teuta vjen pas një pushimi një javor, për shkak të kalendarit të paracaktuar.

Të dielën do të zhvillohet edhe sfida e fundit e javës, ku Murlani do të presë në shtëpi ekipin e Apolonisë. Fieraket, përgjatë 14 javëve kampionat nuk ka pësuar asnjë humbje, ndërsa shkodranet morën një fitore të vyer ndaj Atletik Club javën e kaluar. Ndeshja do të nisë në ora 13:00 dhe do të luhet në Shkodër.

Ndeshjet e javës së 14-të:

5 mars 2022 Tirana AS – Atletik Club, ora 11:00

5 mars 2022 KF Skënderbeu – Kinostudio, ora 12:00

5 mars 2022 Partizani – Lushnja, ora 13:00

5 mars 2022 Tirana – KF Teuta, ora 14:00

6 mars 2022 KF Murlani – Apolonia, ora 13:00

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat