Xhaka: Largohem kur të dua nga Arsenali, nuk e vendosin tifozët

Futboll

Xhaka: Largohem kur të dua nga Arsenali, nuk e vendosin tifozët

Më: 4 mars 2022 Në ora: 12:49
Granit Xhaka

Mesfushori kosovar me pasaportë zvicerane Granit Xhaka është betuar që nuk do të largohet kurrë me forcë nga Arsenali, duke treguar që është mësuar me përqeshjet dhe spekulimet mbi të ardhmen e tij.

Xhaka është pjesë e Arsenalit që nga viti 2016, ku deri tani ka bërë 236 paraqitje për “Topçinjtë”, por nuk e ka shijuar gjithmonë përkrahjen e tifozëve, veçanërisht në tetor të vitit 2019, kur pas një kartoni të kuq tifozët e fishkëllyen, duke bërë që mesfushori 29 vjeçar të shpërthejë kundër tifozëve, gjë kjo që më pas e largoi nga detyra e kapitenit të skuadrës, përcjell KosovaPress.

Mesfushori kosovar nuk është fshehur kurrë pas kritikëve të tij, ku tani është betuar që do të qëndrojë në Londër derisa të besojë që ende mund t’i ofroj diçka Arsenalit.

“Gjithmonë i them vetës që unë jam personi i vetëm që mund ta ndalojë vetën time. Sigurisht, lëndimet dhe gjërat e kësaj natyre të ndalojnë ndonjë herë, por askush nuk mund të më ndalojë mua, jo njerëzit e huaj. Për këtë gjë jam i fortë në kokë. Gjithmonë ia them vetës sime që unë vendosi kur do të largohem, askush tjetër, jo tifozët, jo njerëzit”, tha Xhaka.

“Kur nuk do të jem i gatshëm, unë do të largohem. Për sa kohë që jam i gatshëm dhe unë ndjehem mirë, dhe e ndjej se mund të ndihmojë skuadrën, unë do të qëndrojë këtu. Por të largohem për shkak të njerëzve, për shkak të një mesazhi të keq, për shkak të gjërave të këqija që po përhapin me spekulime, nuk ka shanse”, shtoi mesfushori i Arsenalit.

Që prej kalimit nga Borussia Monchengladbachu te skuadra e Arsenalit, Granit Xhaka ka arritur të bëjë 236 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar 13 gola dhe 21 asistime mbi emrin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat