Shevchenko mes lotësh: Nëna dhe motra ime janë në Kiev

Futboll

Shevchenko mes lotësh: Nëna dhe motra ime janë në Kiev

Më: 3 mars 2022 Në ora: 15:37
Shevchenko mes lotësh: Nëna dhe motra ime janë në Kiev

Futbollisti legjendar ukrainas Andriy Shevchenko, më i miri i të gjitha kohërave nga ky vend, ka dhënë një intervistë për Sky Sport, në të cilën ka theksuar se është krenar për popullin e Ukrainës, ushtrinë, si dhe presidentin, Volodymyr Zelensky.

Ai thekson se është e nevojshme që aksionet luftarake dhe ndërhyrja ushtarake e Rusisë të ndërpriten sa më parë.

“Unë fola me prindërit e mi, fola me nënën time dhe i thashë asaj se me të vërtetë dua të kthehem, por ndjenjat e mia janë këtu tani, për të folur për atë që po ndodh, për tragjedinë e vërtetë të popullit ukrainas me të cilin po përballet në moment. Mendimet e mia janë të përpiqem të arrij njerëzit për të kuptuar situatën, anën njerëzore të historisë me të cilën po përballemi. U përpoqa të flisja me bamirësi, të mblidhja para dhe të ndihmoja shoqërinë ukrainase atje”, tha Shevchenko.

“Jam shumë krenar që jam ukrainas. Është një moment shumë i vështirë për vendin dhe familjen time. Nëna dhe motra ime janë aktualisht në Kiev, gjëra të tmerrshme po ndodhin atje. Njerëzit po vdesin, fëmijët po vdesin, raketat po godasin shtëpitë tona”.

“Duhet ta ndalojmë këtë luftë, duhet të gjejmë një mënyrë për ta ndalur. Kemi refugjatë, kemi nevojë për ndihmë humanitare, mbështetje mjekësore, ushqim. Unë mendoj se mund të bëj shumë nga këtu dhe do ta bëj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat