Rangnik nuk bind

Futboll

Rangnik nuk bind

Më: 2 mars 2022 Në ora: 15:44
Rangnik nuk bind

Manchester Utd do të ndryshojë trajner në fund të këtij sezoni, pasi Ralf Rngnik nuk ka bindur me atë që ka bërë deri tani.

Ky është lajmi që vjen nga prestigjozja ESPN, e cila ka bërë të ditur se trajneri gjerman do të jetë në detyrë vetëm deri në fund të këtij edicioni.

Burime për ESPN kanë bërë të ditur se klubi tashmë ka një listë me katër emra trajnerësh të njohur që mendon se mund të kthejnë “djajtë e kuq” në shinat e duhura në edicionin e ardhshëm ku pritet një revolucion edhe në përbërjen e ekipit.

Mauricio Poçetino është prej kohësh në majën e preferencave, por tashmë janë edhe Erik ten Hag dhe Luis Enrike dy alternativa shumë të rëndësishme që po merren në konsideratë.

Gjithashtu, bëhet e ditur se emri surprizë është ai i Karlo Ançelotit, me këshillim personal të Aleks Ferguson. Skocezi ka këshilluar drejtuesit e klubit që nëse nuk arrijnë të nënshkruajnë me Poçetinon, të marrin në konsideratë kandidaturën e italianit, me të cilin ai ka një lidhje të ngushtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat