FSHF në ndihmë të Ukrainës, gati të strehojë familjet e sportistëve

Futboll

FSHF në ndihmë të Ukrainës, gati të strehojë familjet e sportistëve

Më: 2 mars 2022 Në ora: 12:25
FSHF në ndihmë të Ukrainës, gati të strehojë familjet e sportistëve

Në mbyllje të punimeve të sotme të Asamblesë së Federatës Shqiptare të Futbollit, zëvendëspresidenti, Edvin Libohova, shpjegoi që qeveria e futbollit shqiptar i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Federatës Ukrainase për të strehuar në vendin tonë familjet e sportistëve të këtij vendin.

“Federata Shqiptare e Futbollit është solidarizuar me situatën e vështirë që po kalon populli i Ukrainës dhe në mbështetje të luftës së drejtë të ukrainasve, kemi shfaqur gatishmërinë tonë për të strehuar për një periudhë të pacaktuar një numër të familjeve të sportistëve apo futbollistëve të Ukrainës.

Na ka ardhur një kërkesë nga Federata e Ukrainës, kështu që kemi dhënë gatishmërinë për t’i mbështetur. Ftoj edhe klubet pjesëmarrëse të solidarizohen me këtë nismë”.

Asamableja e FSHF-së do t’i rinisë punimet më 15 mars me zgjedhjen e Presidentit dhe anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat