Kukësi ndjen rrezikun

Futboll

Kukësi ndjen rrezikun

Më: 2 mars 2022 Në ora: 11:28
Kukësi ndjen rrezikun

Ditën e sotme do të nisë java e 23-të e “Abissnet Superiores“. Dy klubet e kryeqytetin do të zbresin përsëri në fushë, teksa përballë i presin kundërshtarë të rrezikshëm.

Kukësi ndjen rrezikun e Europës me Vllazninë vetëm 3 pikë larg, prandaj sot synon vetëm tre pikët përballë Partizanit. Ky i fundit përpiqet të përfitojë sa më shumë nga luhatjet e fundit të verilindorëve për të shkurtuar hendekun prej 8 pikësh që gjendet momentalisht mes tyre.

Ndërkohë Tirana udhëton në Durrës për të konfirmuar veten edhe ndaj kampionëve në fuqi të “Abissnet Superiores“.

Bardheblutë rimorën veten pas atij hapi fals me Kastriotin dhe tani kanë qëllimin e vetëm shkëputjen sa më shumë në krye të tabelës së klasifikimin. Të dyja këto duele do të zhvillohen ditën e sotme paralelisht në orën 16:45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat