Marrëveshja afër finalizimit, Christensen nga sezoni i ardhshëm te Barcelona

Futboll

Marrëveshja afër finalizimit, Christensen nga sezoni i ardhshëm te Barcelona

Më: 2 mars 2022 Në ora: 09:16
Christensen

Marrëveshja mes Barcelonës dhe Andreas Christensenit raportohet tashmë se është arritur. Sipas raportimeve të fundit, tani për tani po mungon vetëm edhe zyrtarizimi.

Gazetari spanjoll, Gerard Romero, ka thënë se reprezentuesi danez do të luajë te Barça në sezonin e ardhshëm.

Qendërmbrojtësi në “Camp Nou” do të kalonte si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Chelsean skadon në verën e këtij viti.

Media të ndryshme raportuan rreth kësaj lëvizje ditëve të fundit, megjithatë Romero ka dhënë informacione më të detajuara. Sipas tij,  99% marrëveshja është e arritur mes palëve. 25-vjeçari thuhet se ka rënë dakord me kushtet e ofruara nga Barcelona.

 

 


 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat