Magalhaes: Aubameyang është në zemrën time

Futboll

Magalhaes: Aubameyang është në zemrën time

Më: 1 mars 2022 Në ora: 19:54
Magalhaes: Aubameyang është në zemrën time

Ylli i Arsenalit, Gabriel Magalhaes, ka zbuluar arsyen që ka çuar të largimi i papritur i Pierre-Emerick Aubameyang në merkaton e janarit, me sulmuesin që është transferuar te Barcelona me kosto zero.

Në ditët e fundit të sulmuesit në Londër ka patur shumë zëra për një sherr mes lojtarit dhe trajnerit Mikel Arteta. Trajneri i ka hequr fillimisht shiritin e kapitenit në 2021-shin pas disa shkeljeve të rregullave nga ana e ish-yllit të Borussia Dortmund.

“Aubameyang është në zemrën time, të gjithë e donim tek Arsenal-i”, ka thënë Gabriel për Ohmygoal. “Është diçka që ndodhi mes tij dhe stafin teknik, lojtarët e tjerë nuk kanë qenë të përfshirë”.

“I kam thënë lamtumirë para se të largohej, uroj që ta shijoj Barcelona-n, është një njeri i mirë me zemër të madhe dhe e kam dashur me të vërtetë shumë”.

Aubameyang duket se ka rilindur me katalanasit, duke shënuar 5 gola në gjashtë ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat