Latifi, talenti i madh i futbollit që po rritet te KF Renova

Futboll

Latifi, talenti i madh i futbollit që po rritet te KF Renova

Më: 1 mars 2022 Në ora: 17:59
Latifi, talenti i madh i futbollit që po rritet te KF Renova

Në klubin e KF Renova nga Tetova po rritet një talent i futbollit, i cili në të ardhmen pritet të ketë një karrierë të madhe.

Bëhet fjalë për Denis Latifin, i cili luan për gjeneratën 2006 te KF Renova nga Tetova me trajner Halim Hodai, një emër i madh i futbollit tetovar dhe më gjerë.

Denis Latifi luan në repartin ofensiv, në të trija pozitat. Ai po cilësohet si e ardhmja e klubit te Renova, pasi talenti i tij për futbollin po dëshmohet pothuajse në çdo ndeshje.

Fundjavën që kaloi u luajt derbi mes Shkëndijës (U16) dhe Renovës (U16), që përfundoi 2-1 për këta të fundit. Denis Latifit ishte ndër meritorët për fitoren në derbin e të “vegjëlve” tetovar.

“Te Renova ndihem shumë i kënaqur. Javën që kaloi kemi fituar Shkëndijën, një kundërshtar i fortë”, deklaron për Open-TV, Denis Latifi.

“Të gjithë më kanë pritë shumë mirë, edhe shokët dhe trajneri. Jam shumë i kënaqur në klubin e Renovës”, tregon ai.

“Ambiciet e mia janë të arrij të bëhem një lojtar shumë i mirë në profesionin tim të ardhshëm”, vijon talenti tetovar, Denis Latifi, i cili nga yjet e futbollit botëror e admiron Nejmarin.
Fjalë miradie për Denis Latifin ka edhe trajneri i tij Halim Hodai.

Ai Latifin e përshkruan si një djalosh i disiplinuar dhe punëtor i madh. Hodai shpreson se Latifi së shpejti do të inkuadrohet në ekipin e parë të Renovës.

“Denis Latifi është një talent i rrallë te KF Renova. Te ne ka ardhur nga janari i këtij viti 2022.

Luan në pozitën e sulmusit dhe sulmus krahu. Është jashtëzakonisht i disiplinuar, punëtor dhe ka shumë vullnet për punë.

Shpresoj që në të ardhmen Denisi të zhvillohet në një futbollist cilësor. Shpresoj që të inkuadrohet në ekipin e parë të Renovës”, shprehet trajneri i tij Halim Hodai.

Ndryshe, Denis Latifi është i lindur më 30 maj të vitit 2006 në Reçicë të vogël të Tetovës. Me futboll ka nisur të merret qysh në moshën 6 vjecare te KF Dardanët nga Tetova. Trajner i tij i parë ka qenë Islam Llamushi, i cili e ka zbuluar talentin e Denisit. Nga KF Dardanët, ai kaloi te shkolla e futbollit Shkëndija (në vitin 2021), ndërsa tani është pjesë e KF Renova, gjenerata U16.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat