Konflikti në Ukrainë shkakton viktimën e parë nga futbolli

Futboll

Konflikti në Ukrainë shkakton viktimën e parë nga futbolli

Më: 1 mars 2022 Në ora: 14:46
Konflikti në Ukrainë shkakton viktimën e parë nga futbolli

Tragjedia e luftës që po copëton Ukrainën ka shkaktuar viktimën e parë edhe nga bota e futbollit. Dmitry Martynenko, 25 vjeç, lojtar i Gostomel, ekip që luan në ligat e vogla të Ukrainës, vdiq me nënën e tij pas një bombe që goditi ndërtesën ku ndodhej shtëpia e tij.

Ndërkohë, shumë futbollistë, trajnerë e përfaqësues të tjerë të sportit kanë vijuar të solidarizohen sot me popullin ukrainas, I cili po provon në kurriz tmerret e pushtimit ushtarak rus.

Viktor Kovakenko, mesfushori i Spezia, përmes një postimi në profilin e tij në Instagram, shkroi: “Unë jam ukrainas dhe e kam të vështirë të shikoj se çfarë po ndodh në vendin tonë. Mësymja e trupave ruse na ka bashkuar edhe më shumë. Rroftë Ukraina, fitore Ukraina!”

Futbollisti në fjalë, së bashku me bashkëlojtarët e tij te Spezia ka postuar edhe dy foto, ku të gjithë pozojnë me bluzën verdheblu dhe me shkrimin: “Stop luftës!”

CEO i Leipzig komentoi vendimin e UEFA-s për përjashtimin e ekipeve ruse nga çdo kompeticion, prandaj gjermanët do të shkojnë direkt në çerekfinalen e “Europa League”, pasi ndeshja ndaj Spartak Moskës nuk do të zhvillohet:

“Të gjithë jemi të tronditur thellësisht nga ngjarjet që po ndodhin në këtë luftë. Sigurisht që kjo na ka ndikuar edhe emocionalisht. Po pyesnim nëse bojkotimi ishte gjëja e duhur, sepse sporti duhej të bashkonte. Dëshira ishte e Aleksander Ceferin, UEFA si organizatore e mori vendimin për anulimin e ndeshjes”.

Apeli i lojtarëve ukrainas ka vijuar me Ruslan Malinovskyi, i cili u shfaq në Twitter-in zyrtar të Shakhtarit: “I bëjmë thirrje komunitetit të futbollit, të gjithë atyre që janë të bashkuar nga dashuria për këtë lojë magjike, çdo tifozi, çdo futbollisti, çdo trajneri, çdo trajneri: Shpjegoni gjithë botës dhe tregoni çdo banori të tokës se nën mbulesën e një operacioni special, trupat ruse po bëjnë hapur një luftë kundër Ukrainës.

Ata po bombardojnë zona të banuara me raketa dhe të shtëna kundër civilëve. Të gjithëve që mund të na dëgjojnë ju themi të rezistoni. Ndaloni shkatërrimin dhe gjakderdhjen. Ne i bëjmë thirrje komunitetit të futbollit të kundërshtojë propagandën ruse dhe t’u tregojë të gjithëve të vërtetën për këtë luftë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat