Kampionati futet në zonën e nxehtë

Futboll

Kampionati futet në zonën e nxehtë

Më: 1 mars 2022 Në ora: 12:35
Kampionati futet në zonën e nxehtë

Kampionati i futbollit amator “FSHF Sunday League” që organizohet nga FSHF sa vjen e bëhet më interesant, teksa i është afruar tashmë zonës së nxehtë.  I organizuar në dy grupe në Tiranë, ndeshjet që luhen çdo javë, tërheqin edhe mjaft sportdashës.

Sa i përket grupit A, edhe këtë javë nuk ka surpriza nga kryesuesit e grupit, që kanë vijuar me rezultate pozitive. Nova ka fituar thellë me shifrat 8-2 ndaj Barrikadës, teksa nga ana tjetër, Roameli i është përgjigjur me një triumph 5-3 ndaj Eco Empire.

Me manita kanë fituar edhe dy ekipet që renditen në vendin e tretë e të katërt, Primo MFC, që ka mposhtur FB Passion e Al Ar që ka mundur skuadrën e Elsos.

Ndërkaq, edhe në grupin B, Dajti vijon të kryesojë renditjen, teksa në këtë javë mori një tjetër fitore në transfertë ndaj skuadrës së Antigonean. Edhe Prestige MFC ka marrë një tjetër tre pikësh ndaj Jata Market, ndërsa renditet në vendin e dytë, me 3 pikë më pak se Dajti i vendit të parë.

Kampionatit të futbollit amator 9×9 i kanë mbetur edhe tre javë nga finalizimi, teksa do të vijojë më tej me fazën play-off.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat