Milan harton planin për të mposhtur Newcastle Utd për Botman

Futboll

Milan harton planin për të mposhtur Newcastle Utd për Botman

Më: 28 shkurt 2022 Në ora: 13:28
Botman

Milani tani ka finalizuar një plan për të mposhtur Newcastle United në garën për qendërmbrojtësin e Lilles, Sven Botman. Gazetari Gianluca di Marzio ka shkruar për situatën e Botman për “Williamhillnews.it” dhe ka deklaruar se Newcastle mbetet e interesuar për holandezin, transmeton lajmi.net.

Qasjet nga të dy klubet erdhën në afatin kalimtar të janarit, por Lille nuk donte ta humbiste lojtarin këtë sezon.

Milani u përpoq deri në ditët e fundit të afatit dimëror dhe arriti deri në bisedime me drejtuesit e Lille, ndërsa oferta e Newcastle United u refuzua nga klubi francez.

Milani tani ka ‘perfeksionuar’ planin e veprimit për verën në një përpjekje për të nënshkruar me mbrojtësin dhe për të mposhtur konkurrencën me Newcastle dhe klube të tjera.

Strategjia e “Rossonerëve” është të marrin dritën jeshile nga lojtari dhe potencialisht të bien dakord për kushtet personale përpara afatit kalimtar të verës dhe më pas të negociojnë me Lille nga një pozicion i fortë.

Botman preferon Milanin mbi Newcastle dhe kjo u bë e qartë në takimin e parë në shkurt. Marrëdhëniet me Lille janë të shkëlqyera si kurrë, pasi bisedimet janë zhvilluar edhe për Renato Sanches, por Botman me siguri do të largohet në verë dhe Milani nuk dëshiron të humbasë një shans.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat