Nuk po rinovon me Barcelonën

Futboll

Nuk po rinovon me Barcelonën

Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 18:18
Nuk po rinovon me Barcelonën

Pablo Martín Paez Gavira është kthyer që në moshën 17-vjeçare në një nga emrat më të vlerësuar në botën e futbollit. Mesfushori i cili njihet nga të gjithë si Gavi, është kthyer në titullar fiks në radhët e Barcelonës dhe të përfaqësueses së Spanjës, duke u konfirmuar si një nga emrat më të rëndësishëm në futbollin spanjoll për të tashmen dhe të ardhmen.

Por te Barcelona aktualisht ka një shqetësim shumë të madh rreth tij, pasi nuk ka një akord me djaloshin për rinovimin e kontratës e cila përfundon në verën e vitit 2023. Gavi zgjodhi katalanasit në moshë të re edhe pse kishte oferta nga Reali për t’iu bashkuar akademisë së madrilenëve dhe për të parësore është gjithmonë Barcelona.

Por kërkesat e tij nuk janë plotësuar ende nga klubi dhe kjo ka lënë gjithçka në vendnumëro, duke shqetësuar jo pak tifozët e skuadrës të cilët shohin në sfond hijen e Real Madrid.

Menaxheri i tij, ish-futbollisti i njohur Ivan De la Penja, ka vizituar shpesh së fundmi zyrat e Real Madrid për të diskutuar rinovimet e disa të rinjve që menaxhon dhe që janë pjesë e këtij klubi. Por në mediat spanjolle aludohet se është folur edhe për Gavin dhe kontratën e tij që është në mbyllje.

Mes Perez dhe Laportës ka një pakt ‘jo-agresioni’, por nëse Gavi do të vendosë të mos rinovojë pasi nuk gjen akordin financiar me klubin, Reali do ta priste krahëhapur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat