Trajneri italian refuzon dy arratisje nga vatra e luftës

Futboll

Trajneri italian refuzon dy arratisje nga vatra e luftës

Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 18:06
Trajneri italian refuzon dy arratisje nga vatra e luftës

Presidenti i FIGC, Gabriele Gravina konfirmoi në orët e fundit se trajneri i Shakhtar Donetsk, Roberto De Zerbi dhe stafi i tij italian janë ende në Ukrainë, edhe pasi lojtarët brazilianë të klubit arritën të arratiseshin, duke pritur që të mund të operojnë për kthimin e menjëhershëm të trajnerit italian dhe bashkëpunëtorët e tij nga Shakthar Donetsk.

Ndërkohë, pas lajmit ngushëllues për shpëtimin e lojtarëve brazilianë, një koloni e madhe, në radhët e lojtarëve të skuadrës, të cilët arritën të largoheshin të sigurt nga Ukraina nën bombat ruse, erdhi edhe dëshmia e Junior Moraes, një prej lojtarëve tashmë larg luftes dhe ai qe zbuloi se si De Zerbi ka vendosur të refuzojë dy mundësi për të lënë vendin dhe për të shkuar drejt kufirit, në Evropë.

Pushtimi rus përfshiu qytete të ndryshme në Ukrainë dhe bashkë me to situatat në kontingjentin e tyre duke përfshirë ato që lidhen me ekipet e futbollit. Midis tyre, Shakhtar Donetsk dhe Dinamo e Kievit që paraqesin një koloni të madhe lojtarësh brazilianë. Të cilëve u është dashur të përballen me një odise të vërtetë brenda vendit ukrainas për të lënë qytetet dhe për t’u nisur me mjete të improvizuara drejt sigurisë, duke arritur në Poloni.

Sipas New York Times, megjithatë, delegacioni italian, përfshirë De Zerbi,  mbetet ende në Kiev, pavarësisht lajmeve për bombardime të reja dhe të rënda nga forcat ruse që priten në orët e ardhshme…

Në artikullin e New York Times, lojtari i Shakhtar Donetsk, Junior Moraes konfirmoi se De Zerbi dhe ndihmësit e tij italianë refuzuan të largoheshin derisa lojtarët të siguroheshin fillimisht.

“Ata patën dy raste për t’u larguar dhe trajneri tha: Jo, do të qëndroj këtu deri në fund ” Situata mbetet kritike, por Italia, qeveria dhe Federata janë në kontakt të vazhdueshëm me trajnerin dhe bashkëpunëtorët e tij si president Gravina.

Po ashtu në mbrëmje konfirmoi për Ansa: “Situata është kritike dhe na mbetet të shpresojmë që së shpejti të ketë një armëpushim. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me De Zerbin dhe po punojmë për ta rikthyer sa më shpejt në Itali. Falënderoj klubet, drejtuesit, lojtarët dhe trajnerët”, përfundoi presidenti i shoqatës së futbollit.

“Tani për tani, presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin po punon për të ndihmuar dhe po dëshmohet se është një lider i madh”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat