I vijnë në ndihmë Interit në luftën për titull

Futboll

I vijnë në ndihmë Interit në luftën për titull

Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 11:58
I vijnë në ndihmë Interit në luftën për titull

Interi po kalon një moment të vështirë këtë sezon, por duket se kjo nuk do të zgjasë dhe shumë.

Dy lajme të mira kanë ardhur për teknikun Inzagi dhe zikaltrit. Robin Gosens dhe Hoakin Korrea janë gati të bashkohen me ekipin.

Gjermani i ardhur në janar pritej të ishte në stol në sfidën me Xhenoan, por duket se nuk ishte ende gati sipas teknikut italian dhe ndoshta mund të jetë në stol në derbin me Milanin, pasi është parë dhe në stërvitje me ekipin.

Nga ana tjetër, Korrea nuk do të jetë pjesë në derbi, por siç bëjnë me dije mediat italiane, mund të jetë i gatshëm në sfidën e fundjavës tjetër me Salernitanën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat