Lojtarët e Shakhtar Donetsk përfundojnë në bunker: Po mbaron ushqimi për fëmijët tanë

Futboll

Lojtarët e Shakhtar Donetsk përfundojnë në bunker: Po mbaron ushqimi për fëmijët tanë

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 11:14
Lojtarët e Shakhtar Donetsk përfundojnë në bunker: Po mbaron ushqimi për fëmijët tanë

Mbrojtësi i Shakhtar Donetsk, Marlon, tregoi situatën e tmerrshme në të cilën po gjendet. Rusia është gati të marrë Kievin në zotërim, teksa kanë nisur l.uftimet për këtë territor.

Lojtari i ekipit ukrainas ndodhet në një bunker në Kiev, ku është strehuar së bashku me familjen e tij dhe disa lojtarë të tjerë.

“Jemi në bunker, ka vetëm një banjë, pak krevate dhe pak ushqim.

Djalit tim dhe fëmijëve të disa lojtarëve po i mbarojnë qumështi dhe pelenat. E kam fjalën për foshnjat tre muajshe, trupat ruse po na afrohen.

Situata është e vështirë. Junior Moraes rrezikoi dhe doli nga streha për të marrë ushqim, fatmirësisht e gjeti.

Do përpiqemi të ikim nga Ukraina me autobus ose aeroplan në rast të një armë.pushimi”, tha Marlon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat