Lojtari refuzon ofertën e re te Dortmundit

Futboll

Lojtari refuzon ofertën e re te Dortmundit

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 19:59
Lojtari refuzon ofertën e re te Dortmundit

Klubi i madh anglez, Manchester United raportohet se është i vendosur për ta transferuar mbrojtësin e Borussia Dortmundit, Manuel Akanji.

‘Djajtë e Kuq’ qysh tash janë duke menduar për afatin kalimtar të verës.

Ylli zviceran është objektiv i klubit nga ‘Old Traffordi’. Manchester United kanë bërë gati ofertën në vlerë 30 milion eurosh për Akanji.

Lojtari ka refuzuar ofertën e re te Dortmundit, dhe siç raportohet, ai preferon një aventure të re në futbollin evropian.

Manchester United është opsion i mundshëm për mbrojtësin zviceran, por lojtari po monitorohet edhe nga disa klube tjera evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat