Nuhiu kërkon pikë të plota kundër Ballkanit

Futboll

Nuhiu kërkon pikë të plota kundër Ballkanit

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 18:06
Nuhiu kërkon pikë të plota kundër Ballkanit

Drita – Ballkani, derbi madh i javës së 22-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Përballja mes Dritës dhe liderit Ballkani, do të luhet nesër në orën 13.00. 

Ballkani kryeson me 42 pikë, pasojnë Gjilani 42, Drita 41 pikë etj.

Kryetrajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, theksoi se nesër zhvillohet një përballje e rëndësishme mes dy skuadrave elitare në Superligë.

“Na pret një përballje e rëndësishme, të cilën duhet ta trajtojmë me përqendrim dhe vlerësim maksimal.

Takohen dy skuadrat që viteve të fundit e kanë fjalën kryesore në kampionat, sfida të vështira por që ndihmojnë të zhvillohemi të gjithë, rritemi dhe përqendrohemi në maksimum.

Edhe djemtë mobilizohen për të bërë më të mirën dhe mposhtur çdo kundërshtar. Më gëzon forma e skuadrës time, kam besim të plotë se ata nesër do të zhvillojnë ndeshje të madhe, kualitative dhe nuk do të mungojë asgjë as lufta as diciplina për të marrë më të mirën”, ka thënë Nuhiu.

Nuhiu ndër të tjera theksoi se fokusi i skuadrës për të dhënë më të mirën nuk mungon, gjersa njoftoi se nesër do të mungojë futbollisti, Ilir Blakçori, ndërsa Muharrem Jashari tashmë është kthyer me grupin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat