Dybala gati të largohet nga Juvja

Futboll

Dybala gati të largohet nga Juvja

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 15:49
Dybala gati të largohet nga Juvja

Paulo Dybala dhe Juven tusi ndoshta pritet t’i thonë përfundimisht lamtumirë njëri-tjetrit.

Sulmuesi argjentinas, pas dëmtimit të radhës së pësuar, ka shtuar edhe më shumë pesimizmin në radhët e drejtuesve bardhezinj për gjetjen e një akordi të ri dhe këta të fundit kanë vendosur që të bëjnë një tjetër hap prapa lidhur me kontratën që do t’i ofrojnë numrit 10, në pritje të takimit kokë më kokë me menaxherin Horge Antun.

Nëse Juventusi së fundmi kishte zbritur nga 8 milionë euro neto, plus 2 milionë bonuse në 7 milionë neto si rrogë dhe 2 milionë bonuse, për katër vitet e radhës, “TuttoSport” dje nënvizoi se edhe për sa i përket qëndrimit në Torino vjen një tjetër hap i madh prapa.

Administratori i deleguar i Juventusit, Mauricio Arrivabene, i cili nuk i ka kursyer së fundmi kritikat për Paulo Dybalën, ka vendosur që oferta e re të jetë vetëm për dy vitet e ardhshme, me opsion për një të tretë, në varësi të numrit të paraqitjeve të lojtarit dhe me 7 milionë euro neto si rrogë, plus 2 milionë bonuse.

Me këta numra është e vështirë që 28-vjeçari të pranojë të qëndrojë, duke qenë se Barcelona, Mançester Junajtid, por, pse jo, edhe Bajerni i Mynihut mund të futet bindshëm në garë për Paulo Dibalën dhe të ofrojnë diçka më shumë jo vetëm në rrogë, por edhe në jetëgjatësi të kontratës.

Vetë fakti se fundi i muajit po afron dhe nga menaxheri i sulmuesit nuk duket asnjë gjurmë në “Kontinasa”, sa vjen e kuptohet më qartë se “martesës” mes numrit 10 dhe “Zonjës së Vjetër” i ka ardhur fundi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat