Bayerni ka kthyer kokën nga talentet

Futboll

Bayerni ka kthyer kokën nga talentet

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 14:30
Bayerni ka kthyer kokën nga talentet

Drejtuesit e Bayernit të Mynihut janë duke menduar për strategji tjetër për sa i përket të ardhmes së klubit. A do të jetë ky një ndryshim radikal?

Deri tani bavarezët janë klubi i vetëm që nuk janë etiketuar me epitetin si “Klubi që shet”. Borusia e Dortmundit është e para për sa i përket këtij termi me shumë lojtarë të shitur të cilët kanë mbushur arkat e klubit.

A do të ndjekë Bajerni shembullin e verdhezinjve? Gjasat janë që po. Në kohë të vështira financiare strategjia e klubit është e destinuar për të ndryshuar. Juventusi fitoi garën me kampionët për Zakarian, i cili ishte një preferencë e klubit bavarez.

Bajerni nuk bëri asnjë afrim në merkato me pretekstin se skuadra është e kompletuar. Por më shumë se kurrë, kryesuesit e Bundesligës kishin nevojë për lojtarë pas numrit të madh të të infektuarve me COVID dhe të dëmtuarve në fillim të këtij viti.

NË KËRKIM TË TALENTEVE

Të prodhosh është më mirë sesa të blesh. Sigurisht një strategji e tillë të jep mundësi të jesh i shëndetshëm ekonomikisht. Por duke parë prodhimin e dobët në akademinë e Bajernit, drejtuesit janë detyruar të fusin dorën në xhep, dhe këtu nuk po flasim për 3 sezonet e fundit pasi që nga 2019- ta klubi ka nisur një operacion të ri duke investuar tek akademia.

Megjithatë, prurjet kanë qenë me pikatore dhe në mesin e një pandemie, nevoja për të blerë dhe për të qenë konkurrues është e madhe dhe në një klub me financa stabile në dekadën e fundit.

Fuqia blerëse gjithsesi është në rënie. Pagat e larta të lojtarëve kanë bërë që kostot e një sezoni të rriten dhe në mungesë të parave që vijnë nga tifozët, kriza është e pashmangshme edhe pse drejtuesit bavarez janë munduar ta largojnë vëmendjen nga kjo gjë, shkruan Panorama sport. 

Fakti që Bayerni ka kthyer kokën nga talentet bën të mendosh që klubi po kalon një periudhë të vështirë financiare. Ndoshta ka ardhur koha që disa yje të sakrifikohen dhe në skuadrën bavareze lista është e gjatë duke nisur nga Robert Levandovski, i cili me sa duket do të jetë ylli i parë që do të largohet në verë.

Bajerni po ngurron të ulet në bisedime me lojtarin duke i vënë atij një çmim prej 60 milionë eurosh në fund të sezonit.

Tomas Myler është në listën e Njukasëllit, skuadrës angleze që ka një portofol të mbushur me miliona, gati për t’i shpenzuar për mesfushorin gjerman. Bajerni duket i pafuqishëm përpara këtij fakti dhe shumë shpejt mund të kemi një revolucion në Mynih.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat