Tre ish kampion të Evropës, në garë për finalen e 25 majit

Futboll

Tre ish kampion të Evropës, në garë për finalen e 25 majit

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 11:28
Tre ish kampion të Evropës, në garë për finalen e 25 majit

Tre ish kampion të Evropës, Fejnoordi, PSV Aindhoven dhe Olimpik Marsej, mbeten në garë në fazën e eliminimeve të edicionit të parë të Ligës së Konferencave të UEFA-s. Së bashku me Romën dhe Lester Sitin, këto tri ekipe janë favorit për trofeun.

Para hedhjes së shortit në orë 13.00 në Nion të Zvicrës, skuadrat janë të ndarë në 2 grupe, nga të cilat do të formohen 8 dyshe.

Bartësit: AZ Alkmar, AS Roma, Bazelli, Kopenhaga, Fejnoordi, Gent, LASK, Ren.

Jo bartësit: PAOK, Slavia Praga, PSV Aindhoven, Vitese, Bodo/Glimt, Lester Siti, Partizani (Beograd) dhe Olimpik Marseja.

Finlja në Ligën e Konferencave do të zhvillohet në stadiumin kombëtarë “AIR ALBANIA” në Tiranë më 25 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat