Dallku: Kundërshtari nuk bëri asgjë përveç dy penalltive

Futboll

Dallku: Kundërshtari nuk bëri asgjë përveç dy penalltive

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 15:43
Dallku: Kundërshtari nuk bëri asgjë përveç dy penalltive

Gjilani ka triumfuar ndaj Dukagjinit të Klinës me rezultat 2-1 në një ndeshje ku u akorduan tri penallti.

Gerhard Progni realizoi dy gola për vendasit, teksa Mentor Zhdrella ishte shënues për ekipin nga Klina.

Pas ndeshjes trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku ka folur duke thënë se është i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij, por jo edhe me rezultatin.

“Është një humbje shumë e dhimbshme duke pasur parasysh lojën që treguam në fushë.

Kundërshtari nuk bëri asgjë, përveç dy penalltive”, tha Armend Dallku për Art Sport pas ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat