Trajneri i Prishtinës, i shqetësuar

Futboll

Trajneri i Prishtinës, i shqetësuar

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 15:25
Trajneri i Prishtinës, i shqetësuar

Trajneri i Prishtinës, Abdullah Ibrakoviq ka thënë se është i shqetësuar me faktin që ekipi i tij nuk po shënon gola përkundër që po krijon raste.

Prishtina ndahet baras (0:0) në Skenderaj me Drenicën.

“Natyrisht, në Prishtinë gjithmonë ka presion kur nuk fiton.

Por, në dy ndeshjet e fundit nuk jam edhe shumë i zhgënjyer bazuar në angazhimin e lojtarëve duke pasur parasysh se janë disa gjëra tjera administrative që po ndikojnë dhe shpresoj që të rregullohen.

Kemi pasur raste por nuk arritëm të shënojmë gola dhe kjo është shqetësuese.

Problemet brenda klubit janë personale por e kemi përtërirë ekipin dhe çdo ndeshje po luajmë më mirë e më mirë”, është shprehur Ibrakoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat