Conte: Po bëjmë gjithçka që të ndryshojmë gjërat

Futboll

Conte: Po bëjmë gjithçka që të ndryshojmë gjërat

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 11:15
Conte: Po bëjmë gjithçka që të ndryshojmë gjërat

Trajneri i Tottenhamit, Antonio Conte është shfaqur shumë i mërzitur në konferencën për shtyp pas humbjes 1:0 që skuadra e tij e pësoi si mysafire përballë Burnleyt.

“Po bëjmë gjithçka që të ndryshojmë gjërat, por nuk mjafton. Jam i sinqertë, po e provoj por nuk po arrij gjë.

Ndoshta në të vërtetë nuk jam edhe aq i zoti. Tottenhami më mori për të ndryshuar gjërat, por nuk po ia arrij”, ka thënë trajneri italian.

Kjo ishte humbja e katërt e Tottenhamit në pesë ndeshjet e fundit në Ligën Premiere.

“Të humbasësh 4 nga 5 ndeshjet që ke luajtur nuk është diçka e mirë dhe nuk më ka ndodhur kurrë. Besoj se klubi duhet të bëjë vlerësime dhe të analizojë situatën. Mendoj se një vlerësim duhet të bëhet edhe për të ardhmen time”, ka thënë Conte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat