Tifozët bardheblu nuk lëkunden nga besimii tyre karshi skuadrës

Futboll

Tifozët bardheblu nuk lëkunden nga besimii tyre karshi skuadrës

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 16:38
Tifozët bardheblu nuk lëkunden nga besimii tyre karshi skuadrës

Tirana ka humbur me shifrat 2-1 ndaj Kastriotit të vendit të fundit.

Por pavarësisht kësaj disfate, tifozët bardheblu nuk lëkunden nga besimii tyre karshi skuadrës.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, “Tirona Fanatics” konfirmon prezencën për ndeshjen e radhës, atë kundër Laçit të vendit të dytë.

“Të shtunën në 16:45 luajmë një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit, kundër laçit në “Air Albania”.

Biletat kanë dalë në shitje te biletaria e stadiumit “Selman Stermasi” e shiten aty prej orës 10:00 deri ne 19:00.

Shkojmë, bashkë për të mbështetur ekipin 90 minuta drejt fitores e 3 pikëshit të rradhës. Me ty deri në frymën e fundit, për Tironën”, shkruhet në reagim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat