Del Piero shpjegon sekretin...

Futboll

Del Piero shpjegon sekretin...

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 15:54
Del Piero shpjegon sekretin...

Nuk mund të shpresonte në një debutim më të mirë, të paktën në nivel personal, Dushan Vllahoviq.

Sulmuesi i Juventus-it, në topin e parë të prekur në Champions League të karrierës së tij, ka krijuar në autonomi golin e tij të parë në kompeticion.

Një gol i shpejtë që ka kaluar në avantazh Zonjën e Vjetër kundër Villarreal-it dhe që është duartrokitur nga të gjithë tifozët e bardhezinjve, edhe ata të famshëm.

Pikërisht njëri prej tyre, Alessandro Del Piero, flamur historik i Juventus-it, i cili ka komentuar me detaje lëvizjen e bërë nga serbi në momentin e shënimit të golit.

“Është një gol prej një qendërsulmuesi të pastër. Villarreal ka humbur topin, Vllahoviq ka sulmuar thellësinë në pasimin e Danilo-s, ka ndalur topin dhe ka shfrytëzuar një moment pasigurie të Albiol.

“E vërteta është se Vllahoviq e di pa u kthyer se ku është porta, i vjedh kohën portierit dhe e dërgon topin te cepi, një gol i jashtëzakonshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat