Krasniqi optimist për Dritën: KF Malisheva ka lojtarë me eksperiencë

Futboll

Krasniqi optimist për Dritën: KF Malisheva ka lojtarë me eksperiencë

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 16:35
Krasniqi optimist për Dritën: KF Malisheva ka lojtarë me eksperiencë

Optimist për takimin e nesërm u shpreh futbollisti i Dritës nga Gjilani, Albin Krasniqi.

Drita kërkon tre pikë nga Malisheva. Ata e njohin mirë Malishevën.

 “KF Malisheva ka lojtarë me eksperiencë dhe që dijnë të bëjnë diferencën në lojë.

Kemi bërë të gjitha përgatitjet dhe shpresoj të jemi në ditën tonë më të mirë. I kemi analizuar futbollistët e tyre dhe në përgjithësi skuadrën për t’i ndaluar”, ka thënë Krasniqi.

I pyetur për objektivat e klubit dhe kampionatin, trajneri Ardian Nuhiu theksoi se Drita synon të performojë për rezultate pozitive në secilin takim, gjë që e kërkon edhe nesër.

“Drita nuk i humb gjasat për titull përderisa ka matematikisht pikë për të marrë.  Kemi cilësi, kemi marrë masat që i gjithë fokusi të jetë te secila ndeshje për të marrë më të mirën.

Objektivi i Dritës është që nesër të fitojë ndedhjen.

Fokusi i imi dhe i futbollistëve është te ndeshja e radhës. Objektivat e klubit i kemi deklaruar edhe më herët, por nuk jemi vetëm në garë dhe kemi kundërshtarë të cilët po performojnë mirë. Është e rëndësishme të marrim ndeshjet një nga një, të marrim më të mirën,

pastaj të presim rivalin e rradhës dhe rezultatet e të tjerëve”, përfundoi Nuhiu.

Nuhiu njoftoi se për ndeshjen e nesërme mungojnë Ilir Blakçori për shkak të një lëndimi, ndërsa kthehet Muharrem Jashari.

Ndeshja KF Malisheva - FC Drita zhvillohet të mërkurën, ora 13:00 në stadiumin "Liman Gegaj", Malishevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat