Hamiti shpallet “Ylli i Javës” në Superligë

Futboll

Hamiti shpallet “Ylli i Javës” në Superligë

Më: 21 shkurt 2022 Në ora: 12:37
Hamiti shpallet “Ylli i Javës” në Superligë

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova, vazhdojnë të ndajnë çmimin “YLLI I JAVËS”, për lojtarin më të mirë të xhiros.

“YLLI I JAVËS” për xhiron e 20-të në Superligë është shpallur futbollisti në radhët e Drenicës, Genc Hamiti.

Mesfushori ofanziv i kuqezinjve ishte lojtari më i mirë i ndeshjes në fitoren që skuadra e tij e realizoi si mysafire në stadiumin “18 Qershori” në Klinë kundër Dukagjinit, me rezultat 1:2.

Ai asistoi në të dy golat për bashkëlojtarët e tij, derisa ishte mjaft kreativ gjatë tërë ndeshjes, duke qenë më i merituari që Drenica arkëtoi tri pikë të rëndësishme nga ky udhëtim.

Pas kësaj fitoreje kuqezinjtë stabilizohen në renditjen, pasi aktualisht ndodhet në pozitën e 5-të në elitën e futbollit kosovar me 27 pikë.

Çmimin “Ylli i javës” për mesfushorin, Genc Hamiti e ndau Fatmir Tupella, menaxher i degës së BKT në Drenas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat