Devolli: E “shkelëm” Teutën

Futboll

Devolli: E “shkelëm” Teutën

Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 19:21
Devolli: E “shkelëm” Teutën

Dinamo krijoi shumë raste për gol, por doli pa pikë nga takimi me Teutën. Skuadra durrsake fitoi 1-0, ndërsa kjo ishte humbja e tretë radhazi në Abissnet Superiore për kryeqytetasit. Trajneri Bledar Devolli komentoi këtë disfatë të dhimbshme në “Gol pas Goli” në Supersport. 

“Nuk ndihem keq për këtë humbje. Jam krenar për këta djem, besoj se e kemi ‘shkelur’ kundërshtarin në çdo drejtim. 16 korne, 11 gjuajtje në kuadrat, nuk kam çfarë t’u them çunave. Të vazhdojmë kështu, të ulim kokën, rezultatet do të vijnë.

Rëndësi ka që krijojmë, kjo më ngroh dhe më bën optimist për të ardhmen. Po luajte do të vijnë edhe golat. Çfarë të them: ndoshta kemi shkelur ndonjë gjë të keqe, kemi qimen e derrit.

Nuk do e merrja përsipër këtë punë nëse nuk do të ishte ky grup lojtarësh, më pëlqejnë këta lojtarë. Po presim të na rikthehet edhe Reginaldo. Do punojmë në stërvitje, me kokën poshtë.

Do vazhdoj të merrem me sulmuesit, nuk mërzitëm. Unë nuk i kritikoj kurrë lojtarët për rastet e humbura, pasi nesër do të kthehen në gola rastet e krijuara.

Çfarë ndeshje më kujton kjo e sotmja? Zakonisht mbaj mend ndeshjet që fitoj, nuk më pëlqen të humbas”, deklaroi Devolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat