Bayern Munichu i rikthehet fitores në Bundesliga

Futboll

Bayern Munichu i rikthehet fitores në Bundesliga

Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 17:37
Bayern Munich

Bayern Munichu është rikthyer te fitoret në Bundesligë, pasi në javën e 23-të ka mposhtur Greuther Furth me rezultat 4-1.

Golin e parë e shënuan mysafirët në minutën e 43-të me anë të Branimir Hrgota.

Me këtë gol, dy skuadrat shkuan në pushimin mes pjesëve, derisa në të dytën Bavarezët ishin më kërkues.

Në minutën e 47-të, Robert Lewandowski pranoi një asistim nga Maxim Eric Choupo-Moting, për t’i barazuar shifrat në 1-1.

Falë një auto-goli nga Sebastian Griesbeck (61’), Bavarezët ia dolën që të kalonin në epërsi, 2-1.

Por, kampioni në fuqi nuk u dorëzuar deri në fund dhe shënoi edhe të tretin me anë të Lewandowskit (82′), që ishte goli i dytë personal.

Choupo-Moting po ashtu ia doli të futej në listën e realizatorëve me golin e realizuar në minutën e 90+1, për rezultatin final 4-1.

Pas javës së 23-të, Bayerni vazhdon të jetë lider me 55 pikë, ndërsa në xhiron e 24-të do të takohet me Eintracht Frankfurditn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat