Shehi me dy mungesa

Futboll

Shehi me dy mungesa

Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 12:52
Shehi me dy mungesa

Trajneri Orges Shehi nuk e ka të plotë grupin për transfertën me Kastriotin.

Ndaj Egnatias mungonin dy titullarë, Seferi dhe Hoxhallari, por situata mbetet e njëjtë edhe për krutanët.

Limaj është i pezulluar nga kartonët, ndërsa i pamundur është edhe Ismajlgeci. Ka qenë vetë trajneri Shehi që e ka konfirmuar mungesën e Ismajlgecit, që u sakrifikua ndaj Egnatias.

Madje, trajneri e shikon në dyshim edhe për sfidën pasardhëse me Laçin.

Sipas trajnerit, për Kastriotin në dyshim është edhe Hoxhallari, pasi nuk është rikuperuar 100% nga dëmtimi.

Ndaj, ndryshimet janë të paevitueshme për bardheblutë në fazën mbrojtëse, ku gjasat janë që Përgjoni ta nisë titullarë në të majtë.

Nëse nuk luan nga fillimi Hoxhallari, mbetet për të parë se cila do të jetë zgjidhja, Muça apo Zhivanaj, ose Najdovski tërhiqet në qendër duke hapur një vend për një mesfushor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat