Zejnullai: Do të luftojmë me të gjitha forcat kundër Shkupit

Futboll

Zejnullai: Do të luftojmë me të gjitha forcat kundër Shkupit

Nga: K. G. Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 18:46
Zejnullai: Do të luftojmë me të gjitha forcat kundër Shkupit

Rabotniçki e nisi me sukses pjesën e dytë të kampionatit me një triumf ndaj Pelisterit në Manastir dhe nesër e pret një sfidë e re, kundër skuadrës shqiptare Shkupi.

Skuadra e Borçe Hristov do të përballet me liderin e Kampionatit të Maqedonisë së Veriut, Shkupi. 

Mesfushori Arbin Zejnullai paralajmëron një luftë të ashpër dhe shpreson në një rezultat pozitiv për Rabotniçkin.

“Kemi fituar në start ndaj Pelisterit, por duam të vazhdojmë me rezultate pozitive.

Atmosfera në skuadër është e mrekullueshme dhe do të bëjmë maksimumin për ta mbajtur atë me një lojë të mirë dhe një rezultat pozitiv ndaj Shkupit.

Ata janë lider dhe kanë një ekip cilësor, por Rabotniçki do të luftojë me të gjitha forcat për ta ndalur Shkupin”, ka thënë Arbin Zejnullai.

Ndeshja ndërmjet Rabotniçkit dhe Shkupit luhet nesër në arenën “Todor Proeski”, me fillim nga ora 14:00. Gjyqtar kryesor i ndeshjes është Aleksandar Grujoski nga Kërçova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat