Atletico Madridi këndellet, deklason Osasunën

Futboll

Atletico Madridi këndellet, deklason Osasunën

Nga: K.G. Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 18:08
Atletico Madridi këndellet, deklason Osasunën

Atletico Madridi pas humbjes befasuese me 0:1 nga Levante, sot është këndellur dhe e ka deklasuar me rezultat 3:0 Osasunën vendase. 

Atletico Madridi nuk ka lejuar të bëjë gabime sikur në sfidën paraprake, por ka mobilizuar radhët dhe importoi tre pikë të mëdha. 

Futbollistët Joao Felix (3'), Suarez (59') e Corrra (89') shënuan për fitoren e thellë. 

Pas javës së 25-të të kampionatit spanjoll, Atletico zë vendin e katërt me 42 pikë e Osasuna është e nënta me 32.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat