Xhafa: Kampionat shumë i egër

Futboll

Xhafa: Kampionat shumë i egër

Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 14:17
Xhafa: Kampionat shumë i egër

Dinamo luan në Durrës takimin e radhës në Abissnet Superiore. Ekipi kryeqytetas do të përballet të dielën (16:45) kundër Teutës së Arapit me objektivin për t’u rikthyer te rezultatet pozitive.

Për të folur në lidhje me këtë ndeshje doli në konferencën për shtypin zv trajneri Erjon Xhafa, i cili ndër të tjera tha: “Dinamo duhet të shohë ndeshjet javë pas jave. Shenjat në stërvitje janë të mirë.

Mungesat? Sidibe është me kartonë, pjesa tjetër është stërvitur por kanë probleme të vogla. Të presim ditët në vijim. Kampionati është i egër, sepse janë pak ekipe. Skuadra e ka potencialin për të dalë nga ky moment”.

Më pas një koment në lidhje me objektivat. Dinamo renditet në vend të shtatë me 19 pikë, teksa në katër ndeshjet e fundit ka marrë vetëm një pikë. “Në çdo ndeshje do futemi për të marrë maksimumin.

Duhet të reflektojmë për këtë situatë. Kemi arritur në konkluzionin se ku duhet të jenë lojtarët në fushë, ndaj themi se nesër do marrim më të mirën nga ekipi”, deklaroi ish-mbrojtësi i njohur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat