Shaqiri ka bërë bujë të madhe në SHBA, flet pas stërvitjes

Futboll

Shaqiri ka bërë bujë të madhe në SHBA, flet pas stërvitjes

Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 11:58
Shaqiri ka bërë bujë të madhe në SHBA, flet pas stërvitjes

Kalimi i Xherdan Shaqirit te Chicago Fire ka bërë bujë të madhe në SHBA, ndërsa nga ai pritet shumë në MLS.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe po ushtroj me djemtë dhe ekipin në tërësi.

Është një grup i mirë dhe të gjithë janë të lumtur. Mezi presim që të nis sezoni. Stërvitja e parë ishte shumë zbavitëse. Pash djem shumë të mirë të cilët dëshirojnë të punojnë fort dhe të mësojnë. Kjo është gjëja më e rëndësishme.

Duhet të punojmë fort në fushë dhe të jemi të koncentruar në stërvitje.

Mezi pres të nis sezonin me bashkëlojtarë”, ka thënë Shaqiri për sajtin zyrtar të klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat