Martinez: Mund të jetë Kupa e Botës apo turneu më i mirë ndërkombëtar që kemi parë

Futboll

Martinez: Mund të jetë Kupa e Botës apo turneu më i mirë ndërkombëtar që kemi parë

Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 11:34
Martinez: Mund të jetë Kupa e Botës apo turneu më i mirë ndërkombëtar që kemi parë

Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez, beson se Kupa e Botës e këtij viti, që do të zhvillohet në dimër, në Katar, mund të rezultojë të jetë një nga më spektakolarët e historisë. Turneu zakonisht mbahet në verë, por do të zhvillohet nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor në temperatura pak më të ftohta se zakonisht dhe në mes të sezonit për shumicën e kampionateve.

“Ka pasur gjithmonë ankesa që futbollistët shkojnë në përfaqësuese kur ata janë të lodhur.

Mendoj se kjo mund të jetë Kupa e Botës apo turneu më i mirë ndërkombëtar që kemi parë, sepse niveli fizik i lojtarëve do të jetë optimal.

Të gjithë do të jenë brenda 1,000 minutave lojë, pasi do të kenë kaluar vetëm disa javë pas fillimit të sezonit. Ky është momenti perfekt që lojtarët të shkojnë dhe të luajnë për ekipin e tyre kombëtar”.

Belgjika është një nga favoritet për të fituar Kupën e Botës të këtij viti. Ka të ngjarë të jetë shansi i fundit për të ashtuquajturin “brezi i artë” për të fituar një trofe të madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat