Shqipëria e fton për të ndërruar Kombëtare

Futboll

Shqipëria e fton për të ndërruar Kombëtare

Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 11:36
Shqipëria e fton për të ndërruar Kombëtare

Thuajse në gjithë mediat europiane u pasqyrua lajmi se Interi mori një “diamant” në Irlandë, duke iu referuar Kevin Zefit.

Sulmuesi 17-vjeçar ishte pjesë e Shamrock, ndërsa me mënyrën sesi luante në fushë kishte vëmendjen e skuadrave më të njohura.

Aktualisht ky lojtar është pjesë e moshave më të vogla të Interit.

Ndërkohë në mediat irlandeze është pasqyruar së fundmi lajmi se Shqipëria e ka tentuar prej kohësh marrjen e Kevin Zefit te kuqezinjtë, por vetë lojtari ka refuzuar dhe po i qëndron besnik Irlandës.

Në rrjetet sociale nuk mungon edhe krenaria e irlandezëve për këtë zgjedhje të Zefit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat