Mbappe mund të shkojë në Liverpool?

Futboll

Mbappe mund të shkojë në Liverpool?

Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 11:24
Mbappe mund të shkojë në Liverpool?

Pas kësaj të mërkure, e përditshmja sportive katalanase Sport, pasi ka avancuar hipotezën se Kyllian Mbappe mund të shkojë në Liverpool, këtë të enjte gazeta britanike The Independent zbulon propozimin e fundit nga Paris Saint-Germain për të mbajtur yllin francez, kontrata e të cilit përfundon në fund të këtij sezoni.

Sipas të përditshmes angleze, klubi nga kryeqyteti francez i propozoi Mbappe-s 60 milionë euro në vit, duke ia kaluar ofertës së Real Madridit prej 50 milionë eurosh, vlerë që më parë ishte avancuar nga gjermanët Bild.

Kujtohet se propozimi i Merengue prej 50 milionë eurosh në vit do ta bënte tashmë Mbappe futbollistin më të paguar në planet.

Mbetet të shihet se çfarë dp të ndodh në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat