Milneri ka regjistruar paraqitjen e 800-të në karrierën e tij

Futboll

Milneri ka regjistruar paraqitjen e 800-të në karrierën e tij

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 15:30
Milneri ka regjistruar paraqitjen e 800-të në karrierën e tij si futbollist

Anglezi, që vesh fanellën e Liverpoolit, u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë kundër Interit të mërkurën mbrëma.

Për Milnerin ishte paraqitja e 275 me Liverpoolin. Ai ka 203 ndeshje me Machester Cityn, 136 herë është paraqitur për Newcastlen, ka 126 duele për Aston Villën, 54 herë ka luajtur për Leedsin dhe gjashtë ndeshje i ka me Swindonin.

Ka 85 gola të shënuara.

Krahas 800 ndeshjeve me klube, ka edhe 61 paraqitje me Anglinë dhe një gol të realizuar.

Mesatarisht, Milneri ka 40 ndeshje në sezon gjashtë 20 sezoneve të luajtura si lojtar profesionist.

Ai është 36-vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat