Kritikon Bayernin

Futboll

Kritikon Bayernin

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 14:16
Lotar Mateus

Ish-kapiteni i Bajernit, Lotar Mateus, ishte shumë kritik ndaj skuadrës së Nagelsmanit e cila nuk arriti të merrte më shumë se një barazim ndaj Salcburgut. Loja e gjermanëve la shumë për të dëshiruar, sipas tij, sidomos në pjesën e parë.

“Ishte një ndeshje e vakët, sidomos në pjesën e parë nga skuadra e Bajernit. Goli i parë i austriakëve ishte një gabim i nisur në mesin e fushës, mund të ishte shmangur.

Vendasit përfituan edhe nga entuziazmi i tifozëve që ishte shumë i madh. Realisht, prisja më shumë nga skuadra e Nagelsmanit e cila bëri pak, sidomos në 45 minutat e para.

U duk sikur lojtarët ishin ende me mendjen në kampionat. Rastet nuk munguan, por ato ishin vetëm sporadike. Gjithsesi, më pëlqeu reagimi në pjesën e dytë.

Salcburgu është një skuadër e fortë dhe, ashtu siç e thashë dhe para ndeshjes, asnjë skuadër nuk është rastësisht në fazën e 1/8-ave.

Bajerni duhet të bëjë më mirë nëse kërkon të jetë pretendent për të shkuar në finalen e këtij kompeticioni”, tha Mateus.

“Skema ishte një tjetër problem, nuk e kuptoj përse ky ndryshim në mbrojtje në këtë ndeshje delikate. Trajneri duhet të ketë pasur arsye të forta që vendosi ta niste ndeshjen me atë rreshtim”, u shpreh Lotar Mateus për “Sky” pas sfidës në Salcburg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat